‘Kemi sjellë 150 mijë vizitorë’/ Ramës i ngel hatri me tropojanët: Nuk më keni mbështetur me votë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Topojë, ku po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët e zonës.

Rama tha se qeveria ka investuar tepër për të nxitur turizmin në zonë, ku theksoi se vetëm këtë vit Tropoja numëroi 150 mijë vizitorë.

Sakaq theksoi se pavarësisht se qytetarët nuk e kanë mbështetur qeverinë me votë, kjo e fundit vazhdon të bëjë shumë.

“Turizmi është zgjeruar, ku deri më parë ishte një dëshirë. Më vjen mirë që në këtë zonë ne nuk jemi mbështetur me votë në mënyrë të shpeshtë, kemi bërë atë që të gjitha qeveritë e mëparshme nuk e kanë bërë. Investimet kanë ndryshuar frymën dhe ngjyrën të qytetit. Mbi të gjitha kanë hapur rrugë për këto ngjarje të rëndësishme, investime në Valbonë e pika të ndryshme. Sot në këtë vit Tropoja numëron 150 vizitorë dhe ambicia jonë është që turistët të qëndrojnë më gjatë. Duhet të bëjmë më shumë, të investojmë më tepër. Ne e kemi adresuar problemin e pronës, 270 hektarë të gështenjave i janë dhënë bashkisë, që kjo e fundit të bëjë identifikimin sipas marrëveshjeve në territor”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *