Kendall Jenner në gjyq! Paditet për shumën marramendëse nga një shtëpi mode

Kendall Jenner është paditur së fundmi me 1.8 milionë dollarë (1.5 milionë euro) për anashkalim të një fotosesioni për shtëpinë e modës së Liu Jo.

Thuhet se modelja 25-vjeçare ra dakord të punojë në 2 fushata reklamuese për markën, por për shkak të pandemisë fotosesioni nuk u realizua.

Liu Jo këmbëngul se ekipi i Jenner ka refuzuar të gjitha ofertat e kompromisit nga ana e tij, ndërkohë ekipi thotë se fotografitë nuk u realizuan për shkak  të konflikteve të planifikimit.

Kendal u pagua me 1.3 milionë dollarë shkurtin e 2020 para fotosesionit, ndaj dhe kompania kërkon të dëmshpërblehet dhe të marri dëmshpërblim shtesë, shkruan DailyMail.

Në vitin 2019, Kendall thuhet se ra dakord të bëhej modelja prezantuese për dy sezone për shtëpinë e modës Liu Jo.

Ajo ishte prezantuese e koleksionit të tyre, pranverë/verë 2020, ndërsa fushata reklamuese vjeshtë-dimër u anullua me përhapjen e pandemisë në 2020.

Liu Jo pretendo se kanë ofruar të realizonin një fotosesion në tetor të 2020, kurm modelja do të ishte në Itali, por dhe kjo nuk ishte e mundur.

Marka shprehet se Jenner nuk ka për qëllim të përmbushi kontratën e saj, ndaj ata e paditën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *