“Kënga e fushatës së PS tallava”, Rama s’përmbahet në Elbasan, kërcen mes grave

Ndonëse kanë kaluar vetëm pak ditë që kur iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, Kryeministri Edi Rama ka kërcyer sërish mes qytetarëve në ritmet e muzikës së fushatës për zgjedhjet e 14 Majit, e cila nga një pjesë e madhe u cilësua si tallava.

Ditën e sotme gjatë një takimi në Elbasan i pranishëm ishte edhe këngëtari që ka bërë këtë këngë, Petrit Vullkani i cili performoi live. Rama nuk u përmbajt duke nisur kërcimin mes vajzave dhe grave të mbledhura në takim.

“Ata tallavasë i marrin të keqe. A thua se po dëgjojnë gjithë ditën Mozzartin. Këta rrinë dhe dëgjojnë gjithë ditën se çfarë del nga zorra qorre dhe pastaj bezdisen nga ritmi i një kënge. Kjo meriton në përgjigje me Tit Vullkanin. Fushata dhe rruga drejt 14 Majit duhet të jetë me nota të rëndësishme shprese dhe vështrimi nga e ardhmja”, tha Rama.

Gjatë takimit Rama premtoi se brenda 2030 do sjellë Grand Premium të Formula 1 në Elbasan.

‘Mbajeni mend që ne do të sjellim Grand Premium të Formula 1 në Elbasan brenda 2030, kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit që lidhen me të gjitha gjëra e tjera në ekonomi.”, tha Rama

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *