Këngëtarja Ronela Hajati ka përfaqësuar Shqipërinë këtë vit në festivalin më të madh europian të këngës, në “Eurovizion 2022”.
Kënga e titulluar “Sekret” është pëlqyer nga publiku që në prezantimin e parë ndërsa kënga ka arritur të renditet lart për sa i përket shikueshmërisë. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, kënga e Ronelës është renditur e 5-ta më e dëgjuar për këtë muaj ndër këngët e Eurovizionit.
“Çdo muaj do të numërojmë 20 videot më të shikuara,”- thuhet në kanalin zyrtar të Eurovizionit në YouTube.
Lista do të përfshijë videot zyrtare muzikore, performancat kombëtare finale/live/pamjet pas kuintave dhe, natyrisht, performancat e Eurovision Song Contest, duke hedhur një vështrim pak më të gjatë në hyrjet e reja.
Kujtojmë se Shqipëria do të jetë e para që do të hapë festivalin në natën e parë gjysmëfinale.