Moderatori dhe producenti i njohur Ardit Gjebrea, i është kundërpërgjigjur deklaratave të këngëtarit Endri Prifti. Gjebrea njoftoi dje përmes një statusi se nuk do të ishte pjesë e “Kënga Magjike” këtë vit, pa dhënë një arsye konkrete, por duke shkruar se “as vetë se morëm vesh.” Gjithashtu ai shkroi se fituesi përzgjidhet 5 muaj para nga ‘byroja.’
Nga ana tjetër Ardit Gjebrea ka rishpërndarë statusin e Endri Priftit, duke shkruar se ai nuk ka respektuar rregullat e “Kënga Magjike”, duke mos dorëzuar këngën në datën e caktuar.
“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj?? Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë? Pranimi u mbyll në 24 Maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe”- shkruan Ardit Gjebrea.