Kënga Magjike krijon ‘përçarje’ mes ‘Three Dots’, Flori Mumajesi: Nuk flas më me…

Festivali i Këngës Magjike i cili u kurorëzua mbrëmjen e djeshme me fitoren e Alban Ramosajt me këngën ‘Thikat e mia’, nuk ka kaluar pa debate të forta.

Gjatë dhënies së pikëve nga kolegët për njëri-tjetrin u vu re një përçarjes mes grupit të ‘Three Dots’, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno, të cilët e vlerësuan punën e njëri-tjetrit me 0 pikë. Ky si duket është një mesazh se pikët nuk janë ato të cilat i japin vlerë një kënge dhe se nuk e kanë problem nëse kolegët u japin edhe 0 pikë.

Flori Mumajesi është shprehur se e ka vlerësruar Fifin me 0 pikë, ashtu si dhe ajo atë dhe se kjo gjë e ka mërzitur Brunon.

“Fifi nuk më votoi mua dhe unë nuk e votova Fifin, bile Bruno është mërzitur me mua, unë me Brunon nuk flasim. 0 i dhashë e meritonin sepse vdiq të merrte çmimin e parë”, u shpreh Mumajesi.

Ndërsa sa i përket Fifit nuk ka ndaluar së hedhuri thumba drejt të gjithë atyre që ndër vite nuk e kanë votuar që ajo të marrë çmimin e parë.

“E meritojmë 0, e meritojnë 0 sepse nuk kemi ardhur për pikët, as për t’u vlerësuar sepse këngët janë shumë shpirtërore dhe kemi dashur të tregojmë diçka më shumë sesa pikët”, iu përgjigj Fifi.

Fifi dhe Bruno u klasifikuan në vendin e 5-të me këngën ‘Fiksim’, ndërsa Flori dhe Klajdi në vendin e dytë me këngën ‘E para’.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *