Aktori i njohur Agron Llakaj, pas një karriere të gjatë në aktrim duket se ka vendosur të merret edhe me muzikë. Përmes një postimi në ‘Instagram’, Llakaj ka zbuluar se së shpejti do të sjellë një këngë.
Aktori së bashku me këngëtarin e muzikës popullore, Ylli Baka do ti këndojnë këngë vendlindjes së tyre Memaliaj.
Ndër të tjera, ai iu ka uruar një muaj të mbarë të gjithë shqiptarëve, teksa rithekson se shëndeti është mbi gjithçka.
“Me Ylli Baka…edhe pak ditë dhe “Miniera e floririt” është gati… Këngë për vendlindjen tonë Memaliaj. Ju uroj një muaj të mbarë për të gjithë! Shëndeti mbi gjithçka!”, shkruan Llakaj.
/Priza.al/