Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e bebit

Këngëtari i njohur i NRG Band, Besnik Qaka dhe partnerja e tij mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë artisti përmes një postimi në rrjete sociale.

Ata u bënë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Jan.

Kujtojmë se Besnik Qaka dhe bashkëshortja e tij, Lolita kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në 2017. Pak kohë pas martesës ata dhanë lajmin e ëmbël se do të bëheshin prindër, me vogëlushen Una. Tashmë familjes i është shtuar edhe një djalë.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *