Këngëtari i njohur Mateus Frroku është shumë i lumtur dhe arsyja është sigurisht dashuria. Mbrëmjen e djeshme, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana” ku ka prezantuar me të gjithë, partneren e tij.
Vajza që i ka vjedhur zemrën Mateusit ndodhej gjithashtu brenda skenës së emisionit dhe jo vetëm për mbrëmjen e djeshme. Kjo pasi e dashura e Frrokut, Xhesi Mera është një nga violinistet e orkestrës së “Zemër Luana”.
Në sfidën e fundit të programit, Mateus i bëri dedikimin më të ëmbël e romantik partneres në sy të të gjithëve, për herë të parë një studio televizive. Ai e falenderoi partneren që ishin bashkë dhe tha se ajo ishte gjithçka për të. Më pas, Mateus u drejtua drejt orkestrës për tek partnerja e tij ku i dhuroi edhe një puthje.
Në këtë mënyrë të gjith më në fund zbuluan kush ishte e dashura që Mateus e mbajti larg vëmendjes së publikut për kaq shumë kohë.
Më herët, teksa refuzonte të trgonte kush ishte e dashura e tij Mateus Frroku shprehej: “Unë nuk kam nuse, por dikë që më mban mirë. Nëse unë të them emrin ti nuk do kesh më asnjë kuriozitet. Nuk di të them nëse është e topit apo e një televizioni tjetër, por di të them që ndihem mirë dhe kaq”.
Kjo lidhje vjen, pasi këngëtari i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me të fejuarën e tij. Ai tashmë e ka harruar atë histori dhe është i dashuruar kokë e këmbë me partneren e re.