“That’s Hilarious” është kënga më e re e këngëtarit me famë botërore, Charlie Puth. Por, siç duket kënga reflekton jetën personale te tij, duke ia kushtuar ish të dashurës.
Në një video që publikoi në TikTok, ai u shfaq i emocionuar, ndërsa nuk mundi të mbante dhe lotët.
“Jam shumë i emocionuar që kënga do të dalë, por sa herë që e dëgjoj, kthehem në një kohë që ishte vërtet, vërtet, vërtet sfiduese në jetën time”, tha këngëtari.
“Kurrë nuk u thashë njerëzve se çfarë më ndodhi dhe dhimbjen që kalova me ndarjen më të keqe të jetës sime në vitin 2019. Unë thjesht doja ta hidhja pas krahëve dhe thjesht të filloja nga e para dhe të rrethohesha me njerëz më të mirë,” vazhdoi ai.
Megjithëse nuk përmendi emër, marrëdhënia e këngëtarit me modelen dhe yllin e popit, Charlotte Lawrence përfundoi në vitin 2019.