Këngëtari serb i ftuar nderi në Festivalin e Birrës në Korçë, Noizy: Anulojeni ose do nxis fansat…do keni shishe birre kokës

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy ka reaguar kundër ardhjes së këngëtarit serb, Goran Bregoviq, në Festivalin e Birrës në Korçë.

Këngëtari serb, që dikur iu këndonte ushtarëve vrasës serbë për masakrat që bënin kundër shqiptarëve të Kosovës është i ftuar si mysafir special në festivalin që mbahet çdo vit në qytetin e Korçës në Shqipëri. Në vazhdën e këngëtarëve dhe fytyrave publike që kanë reaguar kundër ardhjes së tij tani është futur edhe Noizy. Ai madje ka kërcënuar me dhunë nëse Bregoviq vjen e këndon në Shqipëri.

 

‘Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu siç nxiti ai në luftën e Kosovës, shishe birra kokës çuna e dini vet ju. Shishe bosh jo plot se harrova’ ka vazhduar ai tutje.

 

Ai ka thënë se më përpara është dashur të përformojë Dua Lipa që po kalon pushimet në jugun e Shqipërisë, se sa këngëtari serb.

‘Dua Lipa ësht këtej… plus e njeh e gjithë bota… thirreni atë’, përfundoi Rajko

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *