Këngëtari i njohur Ylber Aliu është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga miqtë dhe të afërmit e të ndjerit.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai të gjithë do të kthehemi. Si fëmijë shumë jemi dashtë.
E sa herë kemi qenë bashkë, në shumë simpoziume, konerte, emisione dhe pothuajse shumë të rralla janë projektet e mia ku ti nuk ke marr pjesë. Ti ke qenë një talent i rrallë, artist i madh dhe besimtar i vërtetë. E duke qajt dert për sëmundjen tënde e kujtoj fjalën ku shpesh ma thoje – “ Allahu më ka dhënë shumë sabër “ – Do t’më mungosh shumë Ylber- Lus Allahun e Madh që bashkë të jemi në Xhenetet e Tij të larta, atje ku më nuk ka sëmundje, nuk ka lot, as dhimbje e as vdekje. Ngushëllimet më të përzemërta Familjes Aliu, ngushëllime gjithë shqiptarëve,”– shkroi në një postim në Facebook, miku dhe kolegu i tij Adem Ramadani.
Mësohet se këngëtari nga Maqedonia e Veriut, Ylber Aliu po trajtohej me dializë. Disa vite më parë veshka e tij i doli jashtë funksionit dhe e ëma i dhuroi veshkën e saj për t’i shpëtuar jetën.
Mësohet se prej muajit prill të vitit të kaluar ai po të trajtohej në spitale, pasi për fat të keq, edhe veshka që i dhuroi nëna e tij, pushoi së funksionuari. Më datë 8 qershor ai shkruante në rjetet sociale:
‘Zoti mos ja mundësoftë askujt me ardh në spitalet tona të shtetit! Katastrofë e madhe’
Këngëtari ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve të mitur.
/Priza.al/