Nëse do të pyesnim se kush është një nga banorët më aktiv i këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”, padyshim që përgjigja do të ishte këngëtari Luiz Ejlli.
Ai është mjaft aktiv në shtëpi, me batuta, shaka, ngacmime herë edhe debate dhe shpesh cilësohet si “llafazani i shtëpisë”. Me batutë, banorët e pyesin shpesh se “kur do të pushojë” ose “a lodhet duke folur.”
Mund të duket e pabesueshme, por ka pasur një periudhë në jetën e Luizit, kur ai nuk fliste fare. Vetë këngëtari ka rrëfyer gjatë ditës së sotme në një bisedë me banorët se që prej kur ka lindur, deri në moshën 4-vjeçare nuk ka folur asnjë fjalë, madje nuk ka lëshuar asnjë tingull nga goja e tij.
“A e dini ju se unë kur kam lindur, që kam qenë i vogël, nuk kam nxjerrë asnjë tingull as nuk kam folur deri 4 vjeç”- u shpreh Luizi.
Banorët menjëherë iu kthyen me batuta se kjo është arsyeja pse ai flet kaq shumë sot.
Luizi gjithashtu është përfolur edhe për ngacmimet dhe flirtimet me vajzat në shtëpi, kryesisht me Kiara Titon. Moderatorja është treguar më e tërherqur teksa i ka shprehur Luizit se nuk dëshiron të ketë diçka më shumë se shoqëri me të. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të lindë një romancë në “BBV”.