Këngëtari takohet për herë të parë më nënën e tij biologjike, Ardit Gjebrea shpërthen në lot (Video)

Në emisionin “Ka Një Mesazh Për Ty” ka ndodhur diçka ndryshe nga herët e tjera, ku dërguesi i tij hyn më vonë sesa marrësi . Hekria ka 47 vitë që kërkon djalin e saj, Rudinin. Ky i fundit ka mbërritur në “E diela shqiptare” dhe ka rrëfyer anën e tij të historisë, që nga momenti kur e mori vesh se ai ishte i birësuar. Megjithëatë për Altinin, emri që i ka vendosur familja birësuese, nuk është e qartë pse jeta e tij pësoi këtë kthesë.

Hekria e cila e kërkonte prej vitesh, nuk e di që Rudini i saj, ishte duke e dëgjuar në anën tjetër të ekranit. Ajo fillon të rrëfejë të gjithë historinë, edhe përpara lindjes së djalit të saj duke hedhur dritë mbi të gjithë historinë.

Pas përfundimit të ciklit 8-vjeçar në Kavajë, Hekria u shpërngul në Durrës për të vazhduar studimet në shkollën mekanike. Në vitin e dytë atje, u njoh me një djalë, i cili ishte në të njëjtën klasë me të, por kishin 7 vite diferencë në moshë. Gjithsesi, morën vendimin të fejoheshin edhe pse babai i Hekries nuk e përkrahu këtë zgjedhje të së bijës. Kjo sigurisht e mërziti shumë, por më pas mes Hekries dhe djalit, nisi të krijohej një hendek.

Hekrie: Ne përpara se të merrnim diplomat e shkollës, na dërgonim në aksion. U shpërndanë dhe diplomat, shikoj një largësi, afrimitet fare.

Ardit Gjebrea: Nga djali?

Hekrie: Po

Ardit Gjebrea: Po pse?

Hekrie: Unë s’kam kuptuar asgjë Ardit.

Ardit Gjebrea: Po kur mbete shtatzënë me të?

Hekrie: Kur isha 17 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Ai u shkëput në momentin që i the që je shtatzënë apo më përpara?

Hekrie: Pak më përpara, e shikoja që ishte shumë i largët, nuk më afrohe, thashë diçka ka, por s’kuptoja.

Ardit Gjebrea: E zbulove më vonë çfarë kishte apo jo?

Hekrie: Më pas e pashë largësinë edhe vjen mami im në oborrin e shkollës më thotë: “Diçka ke’. I thashë: “Çfarë?”, “kur të vish në shtëpi” më tha. Shkova në shtëpi, u ndamë, ai iku në shtëpinë e vet, unë në shtëpinë time edhe do vij, do vij…

Ardit Gjebrea: S’erdhi?

Hekrie: Jo.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë e dinte që ti ishe shtatzënë?

Hekrie: Ai e dinte por unë nuk e dija. Unë nuk kam kuptuar asgjë.

Ardit Gjebrea: Po ai nga e dinte?

Hekrie: Se isha 5 muajshe e gjysmë. Mami më ka kuptuar. “Nuk të shikoj mirë, ti je kështu”.”Jo” i thashë unë. Se kush i tha babit tim. Më përzunë nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Ku vajte?

Hekrie: Erdhi daja im, në atë kohë ka qenë shef sigurimi në Ministrinë e Mbrojtjes, më mori, më dërgoi në Kukës. Ndenja në Kukës gati 3 muaj. Pas Kukësit më sjellin në Ishëm.

Ardit Gjebrea: Pse duhet ta lindje fëmijën në Ishëm?

Hekrie: Nuk lejohej, se kishin hallin e babit tim, se mos ndodhte diçka, se ai që kur e mori vesh tha “unë nuk kam më vajzë”.

Ardit Gjebrea: Të mohoi?

Hekrie: “Vajza ime ka vdekur që sot” tha.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *