Këngëtari i njohur Butrint Imeri, zhvillon koncerte të shumta dhe po shijon sukseset e projekteve të tij muzikore. Mbrëmjen e djeshme ai ka mbajtur një koncert në Gjermani bashkë me reperin Don Xhonin.
Por, nuk është hera e parë që i ndodhin incidente në koncert, teksa performon. Në disa video që ka publikuar në InstaStory, një fanse shihet duke e prekur në vend intim. Mirëpo Butrinti nuk reagoi dhe vijoi duke kënduar këngën “Diskoteka” e cila është kthyer në hit.
Videoja tashmë është bërë virale dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.