Këngëtarja Besa Kokëdhima, është një figurë e dashur për tregun muzikor shqiptarë. Bukuroshja herë pas here e gjen veten shumë afër me ndjeksit e saj në rrjetet sociale, duke treguar edhe pjesë të jetës së saj private, të cilat vendos që ti ndajë me njerzit që e ndjekin. E kemi parë shpesh të postojë edhe reagimet të cilat nuk i pëlqejnë nga ngjarjet që ndodhin.
Ajo gjithmonë ka treguar se është shumë e lidhur me kafshët, dhe pikërisht për këtë çështje një foto e postuar nga aktori i njohur Adam Driver nga “British Vogue” e ka irrituar këngëtaren. Aktori ka qenë pjesë e fushatës së “Burberry” në muajin Korrik, për të lançuar parfumin e tijë më të ri “Burberry Hero”.
Gjatë xhirimeve të tij shumë foto morën dhenë dhe u bën virale. Ai pozoi mbi një kalë gjysmë i zhveshur, në mënyrë për të treguar edhe muskujt e tij.
Këtë foto e ka postuar dje “British Vogue” në instagram. Kjo foto e ka revoltuar pikërisht artisten shiptare. Ajo shkruan se, mënyra se si ai e ka tërhequr krifën e kalit e bën atë të ndihet e nervozuar. “Mjaft e tërhoqe krifën e kalit të lutem”, ka shkruar ajo në profilin e “Vogue”.
Përveç Besës të shumtë kanë qenë dhe komentues të tjerë që e kanë vënë në dukje, duke e cilësuar si abuzim me kafshët.
E rikujtojmë se Besa në shumë intervista televizive apo edhe ato virtuale me ndjeksit e saj ka rrëfyer shumë se si duhet të jetë marrëdhënia e njeriut me kafshën, gjithashtu e ka futur edhe veten e saj.
/Priza.al/