Këngëtarja e muzikës popullore, Irini Qirjako, ka rrëfyer momentet e frikshme dhe të vështira që ajo ka kaluar në vitin 1997.
Ajo tregoi se si tre djem, që sapo ishin liruar nga burgu kërkuan që ta merrnin me vete, ndërsa ishte në prezencë të burrit dhe një mikut të tyre.
“Më erdhën 3 çuna si duket sa ishin liruar nga burgu apo nuk e di, njëri ishte me faqe të djegur, por dukeshin o Zot që kur i shikoje dhe njëri ma bëri me shenjë “hajde këtu, hajde këtu”, “Ti do të vish me neve” më thonin mua. Unë isha me burrin dhe me shokun e tij tek kafja dhe pastaj u tmerrova”, tregoi këngëtarja në një intervistë.
Një tjetër moment i vështirë i këngëtares është vdekja e djalit të saj, 3 ditë pas lindjes, por edhe përplasja e vajzës në karrocë.
“Më kujtohet që goca ishte e vogël dhe e kisha në karrocë dhe shtëpinë time e kisha te rruga e Elbasanit dhe vjehrra ime ishte tek kinema “Agimi”. Unë gjithë rrugës së Lanës me karrocë po shkoja tek vjehrra që të dilnim tek parku “Rinia” dhe ma mbante gocën. Aty vjen një biçikletë, një çun i papërgjegjshëm dhe e përplas karrocën dhe goca ime bie përmbys. Sesi Zoti ma dha fuqinë dhe nuk e lashë gocën të më binte në asfalt dhe e kapa…imagjino goca ime ishte e vogël, pra kisha dy muaj që kisha dalë nga materniteti dhe ime bijë qëndroi dy muaj në incubator sepse lindi 1 kg e 300 gr”, tregoi Irini Qirjako.