Xhesika Polo është një këngëtare kaq shumë e dashur për publikun. Ajo ka bërë një deklaratë së fundmi për “Natën me Aulonën”, ku edhe ka zbuluar hatërmbetjen me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun.
“E kam prekur këtë pjesë edhe në momentin që u bë festivali, nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj se meritoja nga produksioni i “X Factor”. Ai vit ka qenë viti që e mori Vera produksionin e “Kënga Magjike” e meqë më ftoi Alketa për një takim, më pas u hap edhe tema e festivalit dhe ajo më tha bëj një këngë. Unë e bëra këngën dhe mori çmim të parë në një festival në Maqedoni dhe nuk u futa… Pashë listën dhe pashë që nuk ishte emri im. Unë e mora Alketën në telefon me të gjithë të drejtën e kësaj dhe ata ma hodhën në kosh këtë investim që unë bëra me gjak e me mund”, theksoi ajo.
Mirëpo, Xhesika Polo ka folur më herët edhe për pjesëmarrjen e saj në “Kënga Magjike”.
A pretendon ajo fitoren e festivalit?
“Është ky tregu jonë i shëmtuar që na komplekson, sikur po ta komplimentojmë kolegun.. është një lloj kompleksi që dhe mua më është krijuar në një farë mënyrë sidomos nga Kënga Magjike… Nëse gjykojnë objektivisht, si material muzikor, duke hequr çdo lloj gjëje, më kë qejf mua si Xhes apo jo, unë mendoj se kjo këngë meriton shumë. Meritokracia nuk është në ditët e saj më të mira, por kolegët e kanë treguar se kanë ditur të më vlerësojnë. Nëse publikut i pëlqen kënga, unë e kam fituar çmimin. Nëse kolegëve i pëlqen kënga, u lutem të më votojnë pa asnjë kompleks, apo pa nevojë për të bërë qoka.”