Është e zakonshme që të famshëm të shpenzojnë shuma të mëdha parash për vepra arti dhe në veçanti për piktura të rralla. Së fundmi, Pink ka bërë edhe një blerje speciale pasi ka shpenzuar 5000 dollarë për një pikturë të artit abstrakt, e cila është krijim i një shimpanzeje.
Sipas asaj që raporton ‘Page Six’, një person nga organizimi i ekspozitës së veçantë theksoi se këngëtarja e famshme ishte “e entuziazmuar kur mësoi se shimpanzetë e shohin pikturën terapeutike dhesi njerëzit, artistët e majmunëve priren të jenë introvertë”.
Pink drops thousands on abstract painting by chimps at Miami Art Week https://t.co/EdDj2GkCvI pic.twitter.com/MGXcyL6wfy
— Page Six (@PageSix) November 30, 2022
Vepra që tashmë i përket yllit 43-vjeçar quhet “Art by Patty & Kramer”, e cila e ka marrë emrin nga shimpanzetë që e kanë pikturuar.