Këngëtarja e njohur refuzon të bëhet pjesë e “BBV Kosova”! Ja arsyeja pse

Engjëllusha Salihu ose e njohur ndryshe si vajza e këngëtares së muzikës popullore Shyhrete Behlulit, së fundmi gjatë një interviste i është bërë ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother Vip Kosova”.

Teksa ka refuzuar të jetë pjesë e reality-show-t ajo ka rrëfyer një arsye të padëgjuar deri më tani. Ndërkohë po i përgjigjej 50 pyetjeve të “Prive”-së, këngëtarja tregoi mbi frikën e saj më të madhe e cila është klaustrofobia. Ajo u shpreh ndër të tjera se ndonëse mundet ta menaxhojë, qëndrimi për shumë kohë në një vend të mbyllur do t’i shkaktonte shumë probleme.

“Frika nga vendet e ngushta që nuk mundem së funksionuari lirisht. Jo nuk mundem. Veç kur e di që nuk mund të dal kur dua unë më kap paniku,”-shtoi Salihu.

Kujtojmë që prej kohësh Engjëllusha është bërë pjesë e tregut tonë muzikor, duke ndjekur hapat e mamasë së saj ku kanë bashkëpunuar në shumë projekte të muzikës popullore.

Ndërsa përsa i përket “Big Brother Vip Kosova”, edhe pse prej muajsh përflitet data e fillimit të këtij spektakli, akoma nuk ka diçka zyrtare. Disa kohë më parë, u konfirmua se arsyeja që e mbante peng këtë reality-show të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.

Ditën e sotme, moderatorët e emisionit kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale një njoftim, sipas të cilit thuhet se sot do të konfirmohet edhe data e fillimit të “BBVK”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *