Hormoni kryesor që prek lëkurën dhe i shkakton dëmtime është testosteroni, prandaj është e rëndësishme që të ndiqni një dietë të balancuar për të mbajtur nën kontroll nivelet e tij”, shpjegon dermatologia Debra Jaliman.
3 ushqimet që mbajnë nën kontroll hormonet, dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave, akneve apo puçrrave në lëkurë.
1.Bajamet: Nëse lëkura fillon të thahet, konsumoni bajame, pasi ato rrisin nivelet e hormonit “adiponectin”, i cili rregullon nivelet e sheqerit në gjak.
2.Avokado: Avokado dhe yndyrat tjera të mira, si vaji i ullirit dhe i kokosit, ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të shëndetshëm, një komponent kyç në balancimin e hormoneve. Në këtë mënyrë lëkura do të lëshojë dhe qarkullojë hormonet që i nevojiten për të qenë e shëndetshme.
3.Salmoni: Ky lloj peshku i jashtëzakonshëm (i mirë për trurin dhe zemrën) mban nën kontroll gjithashtu nivelet e hormoneve. “Ashtu si yndyrat e shëndetshme tek avokado, edhe acidet yndyrore omega 3 mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe hormoneve”, shpjegon Cates. Veç të tjerash, salmoni ka veti anti-inflamatore, që mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës kur keni akne dhe ekzema.
/Priza.al/