Nëse keni bërë plane për këtë fundjavë, nuk do të ju prishen pasi moti nuk do të ketë supriza dhe ditët me reshje i lamë pas. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak gjatë ditës së shtunë dhe të diel në Shqipëri do të ketë mot të qëndrueshëm, duke lënë pas ditët me reshje shiu. Temperatura maksimale në zonat bregdetare do të arrijë deri në 33 gradë prandaj të gjithë ata që janë ende me pushime bëni gati valixhet.
Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim kryesisht në orët e mesditës.
Era parashikohet të jetë, ditën e shtunë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 1-8 m/sek, ndërsa ditën e diel nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.