Keni dëgjuar ndonjëherë për hudhren e zezë “mbretëreshen” e ushqimit

Janë të shumëta ushqimet apo produktet ushqimore që kanë dalë në treg kohëve të fundit, pak prej jush mund të ketë dëgjuar për hudhren e zezë.

Hudhra e zezë ka veti shëruese që nuk i kishit menduar ndonjëherë për zemren, trurin dhe forcimin e imunitetit tuaj.

Përveç këtyre thuhet se hudhra e zezë ka shije edhe më të mire se hudhra e bardhë ose hudhra nornale siç njihet ndrysh dhe ka dyfishin e antioksidantë nga ushqimet e tjera.

Disa veti shëruese që njerzit po e përdorin në masë janë:

Hudhra e zezë lufton kolesterolin

Të gjithë përbërësit dhe vlerat fillestare që gjenden tek hudhra e freskët shumëfishohen tek hudhra e zezë dhe kanë aftësi të mrekullueshme për uljen e kolesterolit.

Mbron nga infeksionet

E dimë tashmë që antioksidantët mbrojnë qelizat nga sëmundjet dhe parandalojnë proçesin e plakjes. Rrjedhimisht hudhra e zezë është një ushqim ideal për të luftuar sëmundjet kronike.

Hudhra e zezë nuk ka të njëjtën aromë të fortë si hudhra e bardhë dhe mund të konsumohet në sasi të mëdha pa dhënë ato efektet e padëshiruara siç është aroma e gojës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *