Besoj teksa fëmijët tuaj janë ulur pranë televiziorit për të parë filma vizatimorë, jeni ndeshur me personazhin që shikoni në foton më poshtë. Ky është as më pak e as më shumë se djalli i Tazmanisë.
Në fakt djalli i Tazmanisë ekziston dhe është një lloj kafshe e cila ishte cilësuar se ndodhet në rrezik zhdukje.
Por ka ndodhur “mrekullia” dhe djajtë përfundimisht nuk do të zhduken (të paktën edhe për disa vite.)
Shtatë djaj të Tasmanisë kanë lindur në territorin australian për herë të parë në më shumë se 3.000 vjet dhe lajmin e ka bërë me dije grupi i ruajtjes së Aussie Ark.
“Të sapolindurit” janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe rojet do të vazhdojnë të monitorojnë rritjen e tyre gjatë javëve të ardhshme.
Djajtë e Tazmanisë u zhdukën nga kontinenti pasi sulmoheshin nga kafshët e tjera. Përveç kësaj sipas studiuesve një shkak tjetër për zhdukjen e tyre ka qenë edhe kanceri i fytyrës i cili u ra rreth vitit 1990.
Kjo lloj kafshe ka madhësinë e një qeni të vogël por janë një nga mishngrënësit më të mëdhenj të mbijetuar në botë.