Të humbasësh kilogramët e tepërt nuk është gjithnjë një mision shumë i thjeshtë prandaj ekspertët gjejnë mënyra të reja për ta arritur këtë.
Vështirësia më e madhe është largimi i dhjamit në zonën rreth barkut dhe belit e për këtë do të flasim edhe në këtë artikull.
Sot ju tregojmë 5 mënyra efikase të cilat do ju ndihmojnë të ndiheni më të dobët gradualisht.
Eliminoni sheqerin
Këshilla e parë nis nga ushqimi dhe tek ushqimet që ju shëndoshin më shumë.
Sheqeri apo çdo recetë që e përmban këtë përbërës, nuk duhet të jetë pjesë e dietës tuaj.
Një studim i fundit tregon se sheqeri i shtuar përveçse ju shëndosh, është dhe shumë i dëmshëm për organizmin dhe metabolizmin tuaj.
Kur konsumoni shumë sheqer mëlçia furnizohet me shumë fruktozë, e cila më pas kthehet në dhjam.
Një tjetër studim mbi fëmijët dhe peshën tregoi se 60% e pjesëmarrësve që konsumonin sheqer çdo ditë, ishin më të prirur për të vuajtur nga obeziteti.
Kështu që mundohuni të eliminoni sa më shumë pijet me sheqer dhe ushqimet e pasura me të.
Këtu futen lëngjet e përpunuar të frutave, çajrat e ftohtë të gatshëm apo pijet me gaz.
Hani më shumë proteina
Proteinat ju ndihmojnë të rrisni muskuj të shëndetshëm ndaj është mirë t’i kosnumoni në çdo kohë.
Ato njihen si një nga makronutrientët më të rëndësishëm për të humbur në peshë.
Proteinat mund ta ndalojnë ndjenjës e urisë me 60% dhe ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori e të qëndroni më gjatë të ngopur gjatë një dite.
Ato janë efikase sidomos për të eliminuar dhjamin në zonën e barkut ndaj mundohuni të konsumoni më shumë vezë, peshq, bishtajorë, arra, mish dhe bulmet.
Më pak karbohidrate
Konsumimi i më pak karbohidrateve është rruga më efektive drejt largimit të dhjamit.
Kjo mbështetet edhe nga studimet të cilat tregojnë se kur njerëzit heqin dorë nga kimikatet, uria ulet dhe kilogramët largohen.
Pra evitoni karbohidratet e përpunuara si sheqeri, karamelet dhe buka e bardhë.
Nëse keni si qëllim të humbisni shpejt kilogramët e tepërt, ekspertët këshillojnë të konsumoni vetëm 50 gramë karbohidrate në ditë.
Konsumoni ushqime me fibra
Fibrat gjenden më së shumti tek perimet dhe frutat, pram und ta kuptoni të gjithë vlerën që trupi juaj përfiton.
Fibrat ju mbajnë të ngopur dhe ju ndihmojnë të largoni kilogramët e tepërt.
Një studim tregoi se rreth 14 gramë fibër në ditë bashkë me uljen e kalorive me 10% mund t’ju ndihmojë humbisni rreth 2 kilogramë në më pak se 4 muaj.
Mënyra më e mirë për të përfituar më shumë fibra është të konsumoni shumë perime, sidomos bishtajorë, drithëra dhe fruta.
Ushtrohuni
Ushtrimet janë çelësi i një trupi të shëndetshëm e në formë ndaj nuk mund t’i lini mënjanë kurrsesi.
Sidomos për zonën e barkut do ju duhet të ushtroheni në mënyrë intensive për të humbur të gjithë kilogramët e tepërt.
Në ndryshim nga stërvitja me pesha të rënda, ajo çfarë ju ndihmon në këtë rast janë ushtrimet aerobike, vrapi, noti apo ecja e shpejtë.
/Priza.al/