Ka disa ditë që po komentohen deklaratat e koreografit Albi Nako dhe gazetares Erjona Rusi.
Të dy këta janë pjesë e jurisë në një spektakël fëmijësh të quajtur “T’ka mami yll”, ku në një nga emisionet e fundit, iu drejtuan me komente jo të mira një fëmije.
Ata i thanë një vajzeje të vogël pjesëmarrëse në këtë konkurs nëse i pëlqen më shumë kërcimi apo ushqimi dhe se kë do të zgjidhte mes këtyre të dyja.
Lidhur me këto komente të tyre, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, të cilët i kanë akuzuar anëtarët e jurisë për bullizëm.
Një reagim të ashpër lidhur me këtë çështje e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila ka publikuar në InstaStory një kritikë publike për Albin dhe Erjonën.
“Pasi s’po mundem me të bërë tagg…më së pari televizionet të cilët i japin rrast “personave” si ti? Më pas një vend në juri dhe t’i bullizosh fëmijët? Femrat e të tjerë, është e tmerrshme! Ti ke nevojë për ndihmë! Askush tjetër”, ka shkruar Dafina teksa publikuar fillimisht profilin e Instagramit të Albi Nakos.
Më pas, ajo ka shpërndarë edhe profilin e gazetares Rusi, e cila në biografinë e saj në Instagram ka të shkruar hashtagët: feministë, udhëtare, adhuruese e librave dhe adhuruese e kafshëve.
“Të gjitha këto hashtage? Dhe këndej e bullizon një fëmijë, Erjona Rusi, seriozisht e ke?”, ka shkruar Zeqiri në reagimin e saj.
Përndryshe, dyshja në fjalë nuk kanë reaguar ende me ndonjë deklaratë lidhur me komentet që i kanë bërë vajzës së vogël.
/Priza.al/