Keni një shoqe xheloze? Ja si duhet të silleni

Kur problemet me xhelozinë i përkasin rrethit shoqëror situata bëhet frustante dhe e trishtë, sepse të folurit hapur është i vështirë.

Xhelozia më së shumti fsheh frikën e humbjes së dikujt që e duam, në këtë rast të një miqësie. Shpesh herë konfliktet e xhelozisë mes dy mikeve lindin kur në mes hyn një person i tretë: një mashkull.

Gjeni kohë edhe për shoqen

Kur gjendemi të përfshirë në një histori dashurie, sidomos në fillim, të gjithë kohën ja kushtojmë atij. Ndaj gjeni kohë edhe për shoqen tuaj: një darkë bashkë, hani mëngjesin para se të shkoni në punë ose një kafe pasdite.

Ndajeni lumturinë

Mos ndoshta ajo është ende beqare? Atëherë organizoni një aperitiv së bashku me të dashurin ose të fejuarin tuaj dhe shoqërinë e tij. Ky mund të jetë një rast ideal që shoqja juaj mund të njoh persona të rinj.

Kur bëheni nënë

Ftojeni që të zgjidhni veshjet e bebes, ose karrocën apo gjëra të tjera të nevojshme në rastin e pritjes së një fëmije. Fakti se ajo nuk ka ende fëmijë nuk do të thotë se s’mund të jetojë me ju këtë ndryshim. Përkundrazi ajo mund të jetë një teze e mrekullueshme.

Flisni me të

Bëjani të qartë faktin se keni nevojë për suportin e saj sepse e keni për zemër (nëse e keni sigurisht). Përndryshe, nëse jo, atëherë rrugët tuaj mund të ndahen pa u vënë re.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *