“Riinfeksioni” si term në pandeminë e koronavirusit filloi të përdoret gjerësisht nga shkencëtarët me përhapjen e mutacionit Omicron, pasi atëherë njerëzit që ishin infektuar tashmë me koronavirus, me ndonjë variant të mëparshëm të virusit, filluan të riinfektohen masivisht.
Megjithëse simptomatologjia e mutacionit Omicron përmbante simptoma më të buta, ri- infeksionet e koronavirusit mund të dëmtojnë për një kohë të gjatë organet e trupit, sipas dëshmive të reja.
Në veçanti, sipas një studimi më të ri të publikuar në Nature Medicine, infeksionet e shumta rrisin rrezikun e vdekjes deri në dy herë dhe rrezikun e shtrimit në spital tre herë, krahasuar me një infeksion të vetëm.
Sipas studiuesve, infeksionet e përsëritura gjithashtu mund të shkaktojnë deri në tre herë më shumë probleme të mushkërive dhe zemrës dhe një shans 60% më të madh për sëmundje të trurit.
“Pa dyshim, hulumtimi ynë ka treguar se infeksioni i dytë, i tretë apo i katërt mund të rrezikojë shëndetin e pacientëve në fazën akute, pra në 30 ditët e para pas infektimit dhe në muajt pas, pra në fazën e gjatë të koronavirusit”, thekson studiuesi kryesor dr. Ziyad Al-Aly, një epidemiolog klinik në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në St.
Megjithatë, çdo infeksion shtesë rrit më tej rrezikun. Siç shpjegohet nga Dr. Ziyad Al-Aly, “edhe nëse jeni prekur dy herë nga koronavirusi, do të ishte mirë të shmangni një të tretën apo edhe një të katërt”.
Ekipi hulumtues studioi të dhënat mjekësore të rreth 5.8 milionë pacientëve, duke bërë krahasime. Më konkretisht, ata krahasuan rreth 41,000 njerëz që kishin dy ose më shumë infeksione të dokumentuara me koronavirus me më shumë se 443,000 njerëz që ishin infektuar një herë dhe 5.3 milionë që nuk ishin infektuar me virusin midis marsit 2020 dhe prillit 2022.
Shumica e subjekteve ishin infektuar dy ose tre herë, dhe një pjesë e vogël ishin infektuar katër herë, ndërsa asnjë nga pjesëmarrësit nuk ishte infektuar më shumë se pesë herë.
Modelimi statistikor vlerësoi rreziqet shëndetësore të infeksioneve të përsëritura brenda muajit të parë pas kontraktimit të virusit dhe më pas deri në gjashtë muaj më vonë.
Nisur nga këto rreziqe dhe sezoni i dimrit që na pret, Dr. Ziyad Al-Aly rekomandon vëmendjen e pandarë të të gjithëve, duke nxitur përdorimin e maskës, përfundimin e vaksinimit dhe qëndrimin në shtëpi në simptomat e para.