Keni plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti

Këtë fundjavë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Sot në vendin tonë pritet të ketë mot të kthjellët me diell, ndërsa në disa qytete do të ketë dhe reshje lokale dhe bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 5 deri në 12 °C.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu, në disa pjesë të vendit edhe me reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 12 °C.

Mot me vranësira dhe reshje shiu e bore pritet të mbajë edhe ditën e diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 11 °C.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *