Keni planifikuar pushimet 15-ditëshin e dytë të gushtit?! Sinoptikania tregon se si do të jetë moti

Duket se edhe pjesa e mbetur e gushtit do të vijojë të jetë me temperatura të larta, lajmi i mirë ky për të gjithë ata që kanë lënë pushimet për këtë periudhë. Edhe këtë fundjavë temperaturat do të kapin vlerat 38-39 gradë celsius.

Por megjithatë sipas sinoptikanes Lajda Porja, e cila ka bërë me dije për BW se duke nisur nga e marta deri më 21 gusht, temperaturat do të pësojnë pak ulje.

“Ashtu siç ishte parashikuar, edhe gushti të përfundonte me temperatura të larta. Dhe kjo javë do të përfundojë me temperatura të larta 37-39. Disa zona do të shënojë 40 gradë. Në këtë kohë u shënua dhe rekordi 43 gradë në Elbasan. Ndonjë zonë e izoluar do të ketë rrebeshe shiu të përkohshme. Fundjava do të jetë 38-39 gradë. Rënie të letë do të kemi javën tjetër. Nga java që vjen, të martën deri në 21 presim një freskim të përkohshëm të motit. Por 10 ditëshi i fundit i gushtit të mbetet me temperatura të lartë. Nuk përjashtohet ndonjë stuhi shiu, ndërkohë që era nuk do të shfaqe probleme. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë një fuqizim më të madh, por jo problematike,”-tha Porja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *