Moti dy javët e ardhshme pritet të ketë përmirësime, ndryshe nga ditët e fundit ku ka pasur reshje shiu dhe ulje temperaturash.
Prej ditës së hënë kushtet e motit do të përmirësohen, ku do të ketë dominim të diellit.
Temperaturat e ajrit do të jenë në favor të pushuesve. Mbeten deri në orët e mesditës së ditës së diel vranësirat. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 30 gradë celsius.