Ka dy lloje të ulçerave të stomakut. Ulçera peptike të cilat janë plagë të stomakut dhe duodenale të cilat janë plagë që zhvillohen në pjesën e sipërme të zorrëve. Shkaku i ulçerave të stomakut është kryesisht një infeksion me emrin (H. pylori). Raste të tjera mund të përfshijnë përdorim afatgjatë të medikamenteve si: aspirina, ibuprofen dhe naproxen natriumi. Në mënyrë që të lejoni që trupi juaj të shërojë ulçerën e stomakut shpejt, atëherë sigurohuni që të shmangni ushqimet e mëposhtme.
1- Alkool-i
Alkool-i është shkaktari kryesor për ulçera peptike kur konsumohet në sasi të mëdha. Gjithashtu alkool-i mund të përkeqësojë shenjat për një ulçer ekzistuese.
2- Kafja
Kafja, si dhe të gjitha pijet me kafeinë duhet të shmangen nëse vuani nga ulçera e stomakut. Ndërsa kafja nuk ju shkakton ulçer në stomak, kafeina dhe substanca të tjera që gjenden në kafe mund të irritojnë ulçera ekzistuese sepse shkaktojnë një rritje të aciditetit në stomak.
3- Ushqime me erëza
Keqkuptimi i zakonshëm që ushqimi i djegur mund të shkaktojë ulçera në stomak, në radhë të parë, provohet se është gabim. Megjithatë konsumimi i ushqimeve me erëza irritojnë stomakun dhe mund të përkeqësojnë shenjat me një ulçer ekzistuese.
4 – Mish i kuq
Pacientët me ulçera peptike duhet të shmangin mishin e kuq. Mishi i kuq merr kohë për t’u tretur dhe përmbajtja e yndyrës dhe e proteinave të gjetura në mish të kuq bëjnë që stomaku të lëshojë më shumë acide gjatë tretjes dhe prezenca për një kohë të gjatë e acidit mund të irritojë gjendjen ekzistuese të ulçerës.
5- Pije me gaz
Shumica e pijeve të gazuara irritojnë zorrët dhe stomakun. Pijet e gazuara përmbajnë acid fosforik dhe ëmbëlsues që rrisin nivelin e aciditetit në stomak.
6- Produktet e qumështit
Disa pacientë thonë se qumështi i ftohtë i ndihmon të qetësojnë dhimbjet, megjithatë ky lehtësim mund të jetë shumë i përkohshëm, pasi qumështi është i pasur me yndyrë dhe proteina që bëjnë të prodhohen më shumë acide.