Nëse jeni përpara një provimi dhe ju duhet të fiksoni mësimet, atëherë mos shkruani në tablet apo në celularë, pasi të jemi të bindur se kështu nuk do t’i fiksoni kurrë.
Një studim i ri, sipas DailyMail, ka zbuluar se për të mbajtur më mirë mend, duhet t’i shkruani gjërat në një letër. Mbajtja e shënimeve në letër ndihmon trurin që të mbajë më mirë mend informacionin.
Në Japoni, studiuesit morën 48 nxënës dhe u dhanë detajet e orareve dhe duhet t’i shkruanin në letër, smartphone dhe tablet. Nga studimi rezultuan se informacionin që e kishin shkruar në letër, i kishin fiksuar në memorie në ndryshim nga ato që kishin shkruar në tablet apo smartphone.