Mbas pamjeve të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare” , policia ka arrestuar shtetasin me iniciale P.O, drejtor në Kamëz.
48 vjeçari akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi ka keqtrajtuar dy nxënësve. Mbas verifikimeve të bëra, rezulton se kjo video është realizuar para katër viteve.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin P. O., 48 vjeç, me detyrë drejtor në një shkollë në Kamzë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi sipas pamjeve të transmetuara në një emision investigativ, ka keqtrajtuar dy nxënës. Pas verifikimeve të kryera, dyshohet se videoja është realizuar para 4 viteve.