Keqtrajtonte kafshët e punës, procedohet penalisht 27-vjeçari në Has

Policia e Hasit ka proceduar penalisht shtetasin me iniciale A.v, 27 vjeç pasi ky i fundit kishte keqtrajtuar kafshën e tij të punës.

Në njoftimin e policisë shkruhet se shkak për këtë procedim penal ishte bërë publikimi i videos në rrjetet sociale.

Njoftimi i Plotë:

Has

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, për keqtrajtimin e një kafshe pune, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, bënë identifikimin e autorit, shtetasit A. V., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinaj, i cili në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *