Kequshqyerja e fëmijëve është shtuar! Koshat e mbeturinave në shkolla janë të mbushura me qese ëmbëlsirash, patatinash apo kanaçe lëngjesh të gazuara. Veç imunitetit të dobët, ata rrezikojnë të kenë zhvillim të vonuar të trurit, të nxënit të pamjaftueshëm, paralajmëron UNICEF.
Për të luftuar këtë fenomen, qeveria ka miratuar dy urdhra ku përfshihen edhe listat e ushqimeve të lejuara dhe të ndaluara në shkolla për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve nga mosha 6-15 vjeç.
Patatinat dhe çokollatat janë disa nga ushqimet e pashëndetshme që jo vetëm nuk do të lejohen reklamimi i tyre në ambientet e institucioneve arsimore por edhe do të ndalohet konsumimi I tyre. Por cfarë ndodh në realitet? Këto janë produktet më të pëlqyera nga fëmijët që vazhdojnë ti konsumojnë.
‘Na tha mësuesja që s’duhet ti hamë… po tani unë dola nga shkolla’.
‘Fëmijë është. Ka qejf një çokollatë, një biskotë.. sado që mundohemi të mos ia blejmë’.
Ndër të tjera parashikohet rishikimi i kurrikulave me zgjerimin e temave mësimore për ushqyerjen e shëndetshme. Megjithatë veç këshillave që mësuesit ju kanë dhënë të vegjëlve, rol të rëndësishëm në luftën kundër kequshqyerjes luan edhe familja.
‘Mua nuk më lë mami fare. Mbaroj shkollën e shkoj të ha gjellën që bën në shtëpi ‘.
Top Channel