Mohamed Ihattaren është arrestuar nga policia holandeze.
Mediat holandeze bëjnë më dije se mesfushori që është në pronësi të Juventus por, deri më 31 dhjetor është në huazim te Ajax, u arrestua në shtëpinë e tij në Utrecht.
Policia bastisi shtëpinë e lojtarit dhe arrestuan Ihattaren, i cili u dërgua në burg. Arsyet e arrestimit të Ihattaren ende nuk bëhen të ditura, ndërsa sa mediet holandeze raportohet se kjo ngjarje ka lidhje me “kërcënime serioze” të bërë nga ana e mesfushorit.