Presidenti Meta deklaroi sot se dhuna që ndodhi në zyrat e FRD-së, është një përpjekje për të minuar pluralizmin në vend, ndërsa foli me tone të ashpra për qeverinë.
Ai u shpreh se presidenti, si simbol i unitetit dhe populli shqiptar gjenden përballë një bande ndërkombëtare, dhe një bande lokale.
Po kështu ripërsëriti thirrjen ndaj qytetarëve që të reflektojnë për votën, që do të japin më 25 prill.
Një kundërpërgjigje ka ardhur nga kryeministri Rama. Me anë të një postimi në Twitter, ai thotë se çdo votë për LSI është një votë kundër drejtësisë. Dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun. E ndërsa ironizon kryedemokratin, ku thotë se Luli thjesht ha përshesh.
“Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit,aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh”, përfundon komentin e tij Rama.
Sa herë Ilir Meta del,flet,bërtet,shan, lajthit,aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh?
— Edi Rama (@ediramaal) March 15, 2021