Rusia mund të përdorë kërcënimin potencialisht në lidhje me armët bërthamore taktike në Ukrainë, ndaj nuk duhet të merret si diçka e lehtë është shprehur drejtori i CIA-s, William Burns, duke shtuar se Uashingtoni nuk ka parë shumë prova praktike që e përforcojnë këtë shqetësim.
Sakaq, ky ishte një ndër komentet më të gjera të Burns për herë të parë prej kur Rusia ka nisur sulmin ndaj Ukrainës. Duke pohuar kështu se sulmi më i madh kundër një shteti në Evropë që nga viti 1945, rrezikon të përshkallëzohet në përdorimin e armëve bërthamore.
William Burns ndër të tjera tërhoqi vëmendje se duhet marrë parasysh dëshpërimi i mundshëm i Presidentit Putin mbi ecurinë e luftimeve, pengesat me të cilat trupat ruse janë përballur deri më tani, dhe se askush nuk duhet ta marrë lehtë kërcënimin e paraqitur nga një përdorim i mundshëm i armëve bërthamore taktike.
Armët bërthamore taktike i referohen atyre të prodhuara për përdorim në fushën e betejës. Disa ekspertë vlerësojnë se Rusia ka rreth 2000 të tilla, që mund të nisen nga forcat ajrore, detare dhe tokësore.
Por sot zoti Burns e quajti Kinën “një partner të heshtur të agresionin të Putinit kundër Ukrainës”.