Kërcënimi i prokurorit / Meta: Revansh i krimit, hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të autorëve!

Presidenti Meta ka reaguar pas kërcënimit të prokurorit të Përmetit, Asllan Bajramit. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit e quan këtë ngjarje tepër të rëndë dhe të dënueshme.

Ai kërkon hetim të shpejtë teksa thekson se “revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike”.

Kujtojmë që prokurori i Përmetit bëri denoncim në Polici pasi gjeti në dritaren e zyrës së tij fishekë.

REAGIMI I PLOTE

Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme.

Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar.

Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike. ??


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *