Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar në lidhje me luftën në Ukrainë dhe sulmin rus.
Biden shprehet skeptik ndaj garancive të presidentit rus Vladimir Putin për mundësinë e përdorimit të një arme bërthamore, pas deklaratës së këtij të fundit se SHBA po luan një lojë të pisët.
“Nëse ai nuk do ta përdorë atë, pse vazhdon të flasë për të? Pse po flet për aftësinë për të përdorur një armë bërthamore taktike. Ai ka një mënyrë shumë të rrezikshme për t’u marrë me këtë temë. Fjalët e Vladimir Putin nuk janë të reja dhe nuk tregojnë një ndryshim në objektivat e tij strategjikë. Ky është mendimi ynë. Qasja jonë mbetet e njëjtë, të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha Biden.