Mediat e huaja kanë bërë me dije se zyrtarët e lartë moldavë kanë paralajmëruar një sulm të mundshëm rus drejt vendit të tyre, vitin e ardhshëm.
Moldavia shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më 1991, por një vit më vonë, separatistët e mbështetur nga Rusia nisën një luftë civile në Transnistri dhe që atëherë kontrollojnë rajonin që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Moldavisë.
Në këtë rajon vazhdon prania e trupave ruse dhe ky është shqetësimi më i madh i ukrainasve që jetojnë pranë kufirit. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shumë persona kaluan kufirin e Ukrainës me Moldavinë pranë këtij rajoni.
Zyrtarët moldavë të zbulimit e lidhin mundësinë e një ofensive ruse në fillim të vitit të ardhshëm, me synimin për të lidhur Ukrainën me Transistrinë.