Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “Die Presse” ka shprehur shqetësim për ndikimin rus në rajon.
Por megjithatë, ai tregon mirëkuptim për kursin antisanksional të Serbisë.
Kryeministër, sa e kërcënon lufta në Ukrainë stabilitetin dhe paqen në Ballkan?
Edi Rama: Ai është një kërcënim potencial për rajonin tonë. Sepse në pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka një ndikim të fortë. Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Srpska në Bosnje-Hercegovinë.
Çfarë do të thotë kjo për politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë?
Edi Rama: Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur kërcënimin e mundshëm jashtë Ballkanit. Prandaj, nuk duhet të ushtrohet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, sepse pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë. Për më tepër, qeveria dhe presidenti Aleksandër Vuçiç nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia tashmë ka mbajtur qëndrim. Nuk duhet të harrojmë se Beogradi tashmë ka votuar tre herë kundër Rusisë në OKB. Kjo është një surprizë e madhe. Është gjithashtu një shenjë se ka një vullnet të fortë në Beograd për t’u integruar në BE .