Kërcënime me bomba janë raportuar paraditen e kësaj të mërkure në disa komuna në Malin e Zi.
Mësohet se kërcënimet kanë ardhur në adresat e komunave Nikshiq, Tivar, Bijelo Polje dhe Berane.
Sakaq, si pasojë e kërcënimeve është evokuuar godina e Bashkisë së Tivarit ku ndodhet edhe gjykata, prokuroria po edhe ambientet e partisë.
Ndërkohë, kryetari i Komunës i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë.
“Është e tmerrshme që dikush në këtë mënyrë kërcënon jetë njerëzish. Ashtu si në disa shkolla fillore, Komuna e Nikshiqit mori një raport për një bombë të vendosur me kërcënime për të rrezikuar jetën e njerëzve. Ne vepruam menjëherë për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa, në bashkëpunim me CB Nikshiq”, ka shkruan ai në “Facebook”.
Ndër të tjera, si pasojë e alarmeve në komunën Beranë është evokuuar edhe godina e pushtetit vendor. Por edhe të tri shkollat fillore të qytetit, si dhe tre shkolla të zonës rurale për shkak të emaileve që kanë mbërritur në adresat e shkollave për lëndët plasëse të vendosura.