Policia e Korçës bëri me dije se një klient, pas një mosmarrëveshje dhe debati kërcënoi dhe mori peng në zyrën e saj një grua, me profesion avokate. Për shtetasin me inicialet N.Ç. ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie”