Kërcënoi drejtorin e spitalit të Bulqizës, arrestohet 31-vjeçari (Emrat)

Një 31-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi ka kërcënuar drejtorin e spitalit të qytetit Hazis Jella.

Uniformat blu raportojnë se Gerald Vargu ka kanosur me fjalë për shkak të detyrës drejtorin e spitalit. Nuk dihet si ka nisur debati mes tyre dhe në ç’rrethana ka ndodhur incidenti.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, shtetasin H. J., 42 vjeç, me detyrë drejtor i spitalit të Bulqizës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *