Kërcënoi gjyqtaren, Gjykata e Tiranës lë në burg Andri Lekën

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për 39-vjeçarin, Andri Leka. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë ë afërsi të Komunës së Parisit në kryeqytet pasi kërcënoi gjyqtaren Anila Karanxha.

Mësohet gjithashtu se gjyqtarja Anila Karanxha është pajisur me urdhër-mbrojtje pas ngjarjes. Ditën e arrestimit, 39-vjeçari Andri Leka tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke u shtirur si i sëmurë.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije, se prej muajsh gjyqtarja kërcënohej me letra, por edhe me anë të telefonit nga 39-vjeçari, ndërsa dyshohet se pas tij ka edhe persona të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar duke e shantazhuar gjyqtaren për shkak të detyrës.

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës i është drejtuar me denoncim policisë dhe pas disa javë kërkimesh blutë e kryeqytetit kanë rënë në gjurmët e 39-vjecarit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *