Kërcënoi me anë të telefonit vjehrrën e tij, në pranga 36-vjeçari; në banesë iu gjet…

Një 36-vjeçar nga Kukësi është arrestuar pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit vjehrrën e tij. Gjatë kontrolleve në banesë, shtetasit me inicialet H.M. iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip pushkë të cilën e mbante pa leje.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Kanosi për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij, arrestohet në flagrancë  36-vjeçari.

36-vjeçarit iu gjet në banesë, një armë zjarri pushkë të cilën e mbante pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se po kanosej për jetën, përmes telefonit, kanë organizuar punën me qëllim kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Për këtë rast, Policia e Kukësit arrestoi në flagrancë shtetasin H. M., 36 vjeç, banues në fshatin Pobreg, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se 36-vjeçari kishte kanosur për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që mbahej pa leje nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *