Është dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, 53-vjeçari që kërcënoi me jetë ish-kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.
Gjykata ka dhënë dënim minimal me 3 muaj burg për 53-vjeçarin nga Shkodra, në mungesë, i cili e kërcënonte Zgurin, kur ky i fundit ishte në kryer të KQZ-së. Qytetari nga Shkodra do të akuzohet për “Kanosje për shkak të detyrës”.
Vetë Zguri i cili ishte i pranishëm në seancë është shprehur se ndihej keq që gjërat shkuan në këtë mënyrë dhe nëse do të pyetej më herët, do të hiqte dorë nga ankimi.
Kreu i KQZ dhe familja e tij atë kohë u morën në mbrojtje nga Garda dhe Policia. Kërcënimi kishte mbërritur në adresë të kryetarit të KQZ-pak minuta pas shpalljes së rezultateve të dy bashkive të vendit, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.