Një shtetas 47-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka kanosur me thike dy shtetase.
47-vjeçari me inicialet D.M. dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë.
Policia po punon për kapjen e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.